Video/ Nëse dëshironi të ndryshoni botën, nisni duke rregulluar shtratin tuaj

Dritare.net sjell një nga fjalimet motivuese më te bukura. Eshtë fjala e gjeneralit William McRaven në diplomimin e   studentëve në Universitetin e Teksasit. Po e ndajmë me ju se na pëlqen shumë. Dhe ju ndaheni me të tjerë, nese ju pëlqen. Kështu bëhemi shumë.


Nëse dëshironi të ndryshoni botën, nisni duke rregulluar shtratin tuaj.

Nëse rregulloni shtratin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni, më pas, edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër.

Në fund të ditës, detyra e parë e mbaruar me sukses është bërë pjesë e një serie detyrash të realizuara. Rregullimi i krevatit përforcon faktin se në jetë kanë rëndësi edhe gjërat e vogla.

Nëse nuk jeni në gjendje të kryeni si duhet gjërat e vogla, nuk do të jeni në gjendje të kryeni asnjëherë si duhet gjërat e mëdha.

Dhe nëse për një arsye a një tjetër, dita juaj ka qenë e keqe, kur të ktheheni në shtëpi do të gjeni krevatin e rregulluar – që ju vetë e keni rregulluar – dhe një krevat i rregulluar është në gjendje të ngjallë shpresēn se nesër do të jetë më mirë.

Përpara stërvitjes, instruktorët informojnë studentët mbi të gjitha speciet e peshkaqenëve, që gjenden në ujërat e San Klementes.

Ata ju sigurojnë gjithashtu se asnjë student nuk është ngrënë nga peshkaqeni.  Të paktën mesa mbajnë mend ata.

Por gjithashtu ju mësojnë se nëse një peshkaqen nis të notojë rreth jush, mos lëvizni. Mos u përpiqni të largoheni, mos shfaqni frikë. Dhe nëse peshkaqeni i uritur vjen rreth jush, atëherë mblidhini forcat dhe goditeni në hundë.  Kështu ai do të kthehet pas dhe do të largohet.

Në botë ka shumë peshkaqenë, dhe nëse shpresoni ta përfundoni notin, do ju duhet të përballeni me ta.

Ndaj, nëse do të doni të ndryshoni botën, mos u sprapsni nga peshkaqenët.

Gjatë disa javëve të trajnimit të vështirë, klasa ime, e cila filloi me 150 burra, përfundoi në vetëm 42.

Tani ka gjashtë ekipe anijesh prej shtatë burrave secila.

Isha në barkë me një djalë të gjatë, por ekuipazhi më i mirë i anijes që kishim ishte i përbërë nga djemtë e vegjël, ekuipazhi i munchkin, i thërrisnim ata.

Askush jo me i gjatë,  mbi pesë këmbë.

Ekuipazhi i barkës së munchkin kishte një indiano amerikan, një afrikano-amerikan, një polako-amerikan, një greko-amerikan, një italian dhe dy fëmijë të ashpër nga Midwest.

Burri i madh i ekuipazhit, në anijen tjetër, gjithmonë qeshte natyrshëm, me duart e thata e të vogla, që vendoseshin në këmbët e tyre të vogla, e të ngushta përpara çdo notimi.

Këta djem të vegjël ishin,  nga çdo cep i kombit në botë, gjithmonë qeshnin, notonin më shpejt se të gjithë dhe arritën në breg shumë kohë para pjesës tjetër.

LEXO DHE :  Kundërshtoi masën e Prokurorisë, Apeli cakton datën e ankimimit të Alizotit

Sepse asgjë nuk ka rëndësi për të kapur suksesin, sesa vullneti yt.

Jo ngjyra juaj, jo përkatësia juaj etnike, jo arsimimi juaj, jo statusi juaj shoqëror. Nëse doni të ndryshoni botën, mateni një person sipas madhësisë së zemrës së tij, jo madhësisë së dorës së tij.

Java e nëntë  e stërvitjes njihej si “Java e ferrit”. Janë 6 ditë pa gjumë, me ngacmim të vazhdueshëm fizik dhe mendor, dhe një ditë e veçantë në kënetë. Kënetat janë një zonë moçalore midis San Diegos dhe Tijuanas, një terren moçalor ku balta ju thith poshtë.

Të mërkurën e “Javës së ferrit” ju duhet t’i mbijetoni 15 orëve të ardhshme, të ftohtit të acartë, erës së fortë dhe thirrjeve të eprorëve për të hequr dorë.

Ndërsa dielli nisi të perëndonte atë të mërkurë, si ndëshkim për thyerjen e rregullave, grupi im u urdhërua të futej në kënetë. Balta mbuloi secilin prej nesh, ndërsa jashtë mbetën vetëm kokat tona.

Instruktorët na thanë se mund të dilnim, vetëm nëse pesë prej nesh do të hiqnin dorë.  Vetëm pesë burra, dhe mund të shpëtonim nga I ftohti. Duke parë përreth, ishte e qartë se disa studentë ishin gati të hiqnin dorë. Duheshin edhe 8 orë që të lindte dielli. Kërcitja e dhëmbëve dhe rënkimet e ushtarëve, ishin kaq të forta. Saqë mezi mund të dëgjoje ndonjë gjë tjetër përreth.

Dhe atëherë një zë bërtiti nëpër errësirë, një zë që po këndonte. Zëri ishte tmerrësisht I stonuar, por këndonte me aq entuziazëm, sa shpejt ai zë u bë dy, dhe në pak kohë, i gjithë grupi po këndonte. Instruktorët na kërcënuan, se nëse këndonim do të rrini më gjatë në kënetë. Por kënga vazhdoi, dhe në njëfarë mënyre balta nisi të dukej më e ngrohtë, era më e butë, dhe lindja e diellit jo fort larg.

Nëse kam mësuar diçka, nga udhëtimet e mia nëpër botë, është forca e shpresës. Forca e një personi. Një Washington, Lincoln, King, Mandela, apo një vajzë e re si Malala.

Një person mund të ndryshojë botën, duke iu dhënë njerëzve shpresë.

Pra, nëse doni të ndryshoni botën, filloni çdo ditë me një detyrë të përfunduar.

Gjeni dikë që t’ju ndihmojë gjatë jetës. Respektojini të gjithë.

Dije se jeta nuk është e drejtë, që ju do të dështoni shpesh.

Por nëse merrni përsipër rreziqe,  kur kohët janë më të vështira, nëse përballeni me kë ju sulmon, nëse ju ngrini kokën të shtypurve dhe kurrë , kurre nuk hiqni dorë, nëse i bëni këto, gjenerata e ardhshme dhe gjeneratat që vijnë , do të jetojnë në një botë shumë më të mirë se ajo që kemi sot./Përshtati në shqip Isa Myzyraj- dritare.net

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.