Video/ Mesazhi i djalit, përlot Panuçin live
Dritare.net
Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi në një intervistë dhënë për emisionin "Rudina" në "Tv Klan" ka folur për jetën, familjen e karrierën e tij.
Ai foli edhe për djalin e tij Huan dhe marrëdhënien me partneren, Samanta.
“Djali im quhet Huan dhe bën 18 vjeç në Mars. Kur ishte 13 vjeç ishte 1.82 i gjatë. Ka luajtur basketboll dhe tani luan futboll. Për mua është e rëndësishme që të bëjë sport dhe të argëtohet dhe të bëjë atë që dëshiron në jetë. Është shumë e drejtë që ai të gjejë rrugën e tij”, tha Panucci teksa fliste për djalin.
Por gjatë emisionit, ai mori edhe një mesazh nga djali i tij, i cili i uroi fat me Kombëtaren Shqiptare ndërkohë që tha se e di që babai i tij e ka me merak.
“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat në çdo gjë babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën do të shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di se sa merak e ke. Të dua shumë”, tha Huan.
Ndërkohë që shihte videomesazhin, trajneri nuk i mbajti dot lotët dhe i emocionuar tha se nuk e priste mesazhin nga Huan.
“Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë. Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”,shtoi më tej trajneri i Kombëtares.
SHQIPËRIA – “Jam shumë i lumtur në Shqipëri, kam gjetur një vend të madh, me dinjitet të madh. Me një reagim të madh ndaj të ardhmes. Jam i lumtur që gjendem këtu.”
SHORTI – “Franca është favoriti për këtë grup, dhe ne duhet të bëjmë diçka të veçantë për të mundur Islandën dhe Turqinë. Nisemi me një vullnet të mirë. Ndeshjet duhet të fitohen. Do të jenë të vështira, për mua e rëndësishme është që rikuperojmë të gjithë lojtarët.”
KOMBËTARJA – “Ka qenë një vit shumë i vështirë, sepse na kanë munguar shumë lojtarë. Ka qenë një vit miqësoresh, dhe Liga e Kombeve. Po mundohemi të ndërtojmë një grup me lojtarë të Euro 2016, por edhe disa të rinj. Gjatë shortit po dridhesha, sepse doja të mos na binin disa skuadra.”
MOMENTI KUR LATË FUSHËN E BLERTË – “Sinqerisht, viti i fundit te Parma, zgjohesha në mëngjes dhe nuk kisha të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë. Kam qenë një lojtar serioz, dhe kur nuk ke entuziazëm në mëngjes, nuk është njësoj. E lashë, sepse mendova se duhet të respektoja tifozët, veten, edhe pse kisha 2 vite kontratë. Sigurisht që duhet ta ndjesh vetë kur duhet të lësh futbollin. Jam i ndershëm me veten time, dhe vendosa ta lë vetë.”
TIFOZ? – “Kur kam qenë i vogël, bëja tifozllëk për Interin, sepse miqtë e mi të mëdhenj ishin me Interin. Por kur u bëra profesionist, kjo ndryshoi tërësisht. I ri isha tifoz, më pas çdo gjë qartësohet, e kam bërë në mënyrë natyrale.”
HIMNI I SHQIPËRISË – “Duhet të mërziteni me Dukën, që mendon se është e rëndësishme skuadra, se sa himni. Kur të shkoj në Europian, do e mësoj himnin.”
MARRËDHËNIA ME DUKËN – “Personalisht, është një person special, i veçantë për mua. Për mua ka qenë një vit i vështirë, dhe më ka dashur. Jemi përballur me sinqeritet dhe ndershmëri. Kemi pasur shumë probleme me ekipin këtë vit. Edhe pse gazetarët më kritikonin, ai ka kuptuar momentet. Ai e di që kur të kemi të gjithë grupin, do jemi konkurrues. Unë jetoj çdo ditë që t’i rikthej Dukës besimin që më ka dhënë. Ka një kulturë mbi mesataren. Ma ka shpjeguar mentalitetin shqiptar. Më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Mundohem të sjell profesionalizmin tim këtu, sepse vetëm kështu arrihen rezultate të mëdha.”
PRESIONI I MEDIAS – “Jam mësuar, por kur nuk ka rezultate, unë vuaj. Unë jam përgjegjës, kur vuan skuadra. E drejtë që media më kritikon, por kam respekt total.”
HUMBJA ME SKOCINË, FITORJA ME UELLSIN – “Nuk kemi bërë një Ligë Kombeve pozitive. Me Skocinë ka qenë një nga ndeshjet më negative. Më bën të ndihem mirë që mundëm Uellsin. Lojtari shqiptar nuk duhet të kënaqet kurrë me një rezultat.”
KARAKTERI SI TRAJNER – “Më kanë thënë që jam diktator, që kam vendosur rregulla. Lojtarët e mi janë mirë me mua. Ka rregulla, ashtu si në çdo familje. Duhet të respektohet orari, kemi përgjegjësinë e një vendi. Nuk duhet të humbim kohë. Duhet të bëjmë maksimumin, t’i japim kënaqësi lojtarëve tanë. Unë jam shumë i lidhur me lojtarët e mi. Mavraj ka kaluar një periudhë të vështirë, 9 muaj pa luajtur. E kam marrë në ekip, dhe ai është kapiteni ynë. Jam si baba për ta. Mundohem t’i shpjegoj që ky profesion duhet bërë në mënyrën e duhur, dhe si një baba nuk duhet të them gjithmonë gjërat pozitive.”
1996, SHPËTIMI NGA RRËZIMI I AVIONIT – “Ka qenë në 96, në lojërat olimpike të Atlantës. Kishim gati biletën për tu kthyer në Romë nga Nju Jork. Unë u vrava, dhe nisem nga Alabama për të shkuar në Nju Jork, ku atje një person duhej të më ndryshonte biletën. Po ky person, para se të nisesha, them a e di kush jam unë. Unë bëj rrugë Birmingam-Sinsinati, Sinsinati-Nju Jork. Dal, dhe shpresoj të shoh një person që vjen drejt meje. Ishte rreth orës 4 pasdite, dhe nuk vjen askush. Duke qenë se kisha valixhe, aty nuk erdhi askush. As valixhet nuk dolën. Pas 30 minutash, valixhet nuk vijnë, dhe personi që duhet të më ndryshonte biletën nuk vjen. Shkoj tek asistentja e udhëtimit, dhe i them që kam këtë biletë për në Itali. Duhet të shkoja nga Parisi në Romë. Bëj dhe një xhiro, dhe valixhet nuk dolën. I thashë që të më prenotonte këtë udhëtim. Para se të ikja, kisha edhe 1 orë e gjysmë, dhe thashë të denoncoj valixhet që nuk më kishin ardhur. Më ndihmuan, dhe pas saj kaloi një person. Mendova se ndoshta më ka njohur. Ai më tha që kemi një vend për Milano, por duhet të njoftoni avionin tjetër, që unë do spostohem për në Milano. Unë, pas 30 minutash drejt Milanos, u ngrita sepse kisha një frikë. Në të njëjtin moment që unë u tremba, ndodhi edhe shpërthimi te avioni tjetër ku unë nuk hipa. Dhe radio tha që unë isha në avion, dhe mamaja ime e dëgjoi këtë lajm. Ajo sapo më dëgjoi zërin, filloi të ulëriste, dhe më tha që emri im ishte në listë. Mendoj se Zoti më dha një mesazh, e nuk ishte momenti im.”
EKSPERIENCA SI BALERIN – “Duke qenë se kam bërë një jetë serioze si lojtar, gjithmonë më ka pëlqyer të vallëzoj, dhe dua të them që nuk jam argëtuar asnjëherë kaq shumë. E kujtoj shumë mirë këtë moment, sepse sapo kisha lënë futbollin. Të kërcesh, është një art. Duke qenë se nuk isha argëtuar kurrë kaq shumë, e mbaj në zemër këtë program. Edhe me gruan time jemi njohur aty, por ajo ishte e fejuar. Samanta ishte një balerinë profesioniste, edhe pse nuk kërcenim bashkë. Jemi njohur aty. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerinit, dhe kur shkova trajner të Ternana, hëngrëm një darkë dhe aty filloi gjithçka. Ajo vjen edhe këtu në Shqipëri, i pëlqen që të vijë këtu. Por e shikon që vuaj shumë. Edhe në Itali punoj shumë. Ajo është një grua që më kupton, dhe e respektoj shumë. Kemi një raport të mirë. Unë jetoj në Romë, ajo në Ternana, ajo ka një fëmijë si unë. 2-3 herë në javë vjen në Romë. Unë jam i divorcuar, ashtu si ajo. Djali im quhet Huan, dhe bën 18 vjeç në mars. Kur kam qenë te Reali i Madridit, i vendosa emrin Huan, si mbreti i Spanjës, Huan Karlos. E ka nisur me basketbollin, tani luan futboll në Romë. Për mua, e rëndësishme është të merret me sport. Nëse nesër ai pëlqen të bëjë kamarierin, unë do jem dakord.”
MESAZHI NGA DJALI – “Përshëndetje babi, e di që nuk e prisje këtë mesazh si nga të tjerët edhe nga unë. Doja të të thoja që të uroj më të mirat në çdo gjë. E di që më jep më të mirën tënde. Si në punën tënde, si në fushë, si në jetë edhe në jetën e të tjerëve. Dhe e di që çdo mundim i joti, do të shpërblehet me rezultate të mira. Dhe do doja të uroja fat të mbarë tek Shqipëria mbi të gjitha, e di me sa merak e ke. Të dua shumë. Puthje dhe përqafime. Mirupafshim.” – ishte mesazhi i djalit Huan, ndërkohë që Panuçi përlotej teksa e dëgjonte. I vetmi person që më dobëson më shumë, në thelb jam një njeri shumë i mirë.”
KARRIERA – “Unë kam pasur fatin që të kem shumë momente të bukura. 19 vjeç kam qenë me Milanin, dhe aty më mësuan seriozitetin, profesionalizmin. Ka qenë fati im, sepse isha i ri. Është e qartë që të fitosh Champions në Madrid, është diçka e veçantë. Të jesh italiani i parë që ka fituar Kupën e Kampionëve aty është një krenari e madhe për mua. Edhe sot e kësaj dite e kujtoj. Që të kujtohem si një person serioz në Madrid.”
KËSHILLA PËR TË RINJTË – “ Kush do të ecë, duhet të ketë pasion dhe dëshirë për të ndryshuar. Futbollisti është një profesion shumë serioz. Kur bën stërvitje dhe del nga fusha, duhet të jesh i lumtur për atë që ke bërë. Edhe kur arrin diku, duhet të përmirësohen.”
URIM PËR KOMBËTAREN – “Uroj të shkojmë në Europian, nuk ka ditë që nuk e mendoj. Kam një grup lojtarësh shumë serioz. Do doja të bëja diçka të veçantë për shqiptarët, presidentin. Edhe kur të mos jem më trajner këtu, dua të mbahem mend si një trajner shumë serioz, dhe që ka pasur respekt për këtë kombëtare.”/ I.M-Dritare.net