Video/ “Mbushën kazanin e Ramës”, Ylli Shehu përballet live me opozitarët

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmeti dhe i PD-së, Flamur Noka kanë hedhur akuza për deputetët e rinj të regjistruar në radhët e LSI-së. Pas kësaj ka hyrë në lidhje live në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News 24 edhe deputeti më i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehu.

Kejdi Mehmetaj: Ata nuk përfaqësojnë LSI. Janë ca individë që nuk i bëjnë dot ballë kërkesave, parave, presioneve ndoshta. Di t’ju them se ata individë që janë ulur sot aty kanë fituar angazhimin negativ të qytetarëve, humbjen e respektit.

Flamur Noka: Ishte pazari i gjësë së gjallë, mbushi kazanin e zotit Rama. Janë blerë të gjithë me paratë e drogës dhe krimit, e vdekur nuk përfaqësojnë opozitën. Ata do jenë deri në qershor dhe do ikin bashkë me Edi Ramën.

Ylli Shehu deputeti i LSI: Pavarësisht vendimit të ndërmarrë nga kryetarja e LSI që më ka përjashtuar, s’mund t’i pres në besë votuesit e mi, se në 2013 e dinë mirë të gjithë se si i kam marrë unë votat personalisht. Noka të flasë ç’të dojë por unë nuk mund t’i pres në besë votuesit e mi.

Kejdi Mehmetaj: Janë votuesit e LSI

Ylli Shehu: Edhe ajo mund të flasë si të dojë, mund të fliste edhe në 2015 kur unë u bëra pjesë e LSI

Kejdi Mehmetaj: Në këtë moment që ne flasim qytetarët kanë votuar për partinë janë strukturat ato që vendosin për mandatet tona

Shpëtim Nazarko: Në shumë vende ti do ishe dënuar që le mandatet

Kejdi Mehmetaj: Lëri deklaratat bombastike ti

Ylli Shehu: Po normal që do bëj opozitë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ish-deputetja e PD: Ja si e thërras bashkëshortin tim!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.