Video/ Manastirliu publikon projektin, ja si do duket Spitali Pediatrik!
E Hënë 16 Korrik 2018, 15:03
Dritare.net
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja tregon projektin madhor dhe transformues të spitalit të fëmijëve pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sipas Manastirliut projekti i spitalit do të ndryshojë komplet fytyrën e gjithë pediatrisë.
“Pak ditë më parë përuruam një shërbim me kushte bashkëkohore Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Por nuk do të ndalemi këtu: Do të fillojmë së shpejti zbatimin e një projekti madhor, i cili do t'i ndryshojë fytyrë të gjithë Pediatrisë Ndërtimin e spitalit modern të fëmijëve në QSUT, shprehej ministrja e shëndetësisë në Facebook./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/1281274659/videos/10216272741392800/?q=ogerta%20manastirliu