Video/ Makthi grek, shihni si shpëtonin fëmijët nga zjarri!
E Martë 31 Korrik 2018, 09:09
Dritare.net
Përpjekjet për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit ishin të mëdha, megjithëse për disa ishte fatale.
Në videon më poshtë shohim përpjekjet e njerëzve për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit. Tmerri në sytë e tyre është i madh. Fëmijë, të rritur e pleq, përpiqen të dalin nga zjarri duke u ndihmuar nga forcat e zjarrfikësve. Në përpjekje për t’i shpëtuar tymit të rëndë dhe mjegullinës së zjarrit, të gjithë marrin frymë duke përdorur bluzët.
Në këtë video, shfaqen momente nga evakuimi i banorëve nga zonat e plazhit, ku ata ishin futur për t'i shpëtuar zjarrit. Forca zjarrfikëse shfaqen teksa shpëtojnë personat e rrezikuar, ku përparësi kanë fëmijët. Ndërsa tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën./K.C/Dritare.net