Video/ Llixhat e Elbasanit, vetitë shëruese të ujit të bekuar, në duart e njerëzve të gabuar

Nga Daniel Muçaku

Llixhat e Elbasanit janë burime hidrotermale më një cilësi të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve. Ato ndodhen jo më larg se 12 km nga qyteti. Uji i pasur më kripëra minerale, buron nga thellësia e shkëmbinjve vullkanikë që janë më të hershme se vetë toka.

Aftësie e Llixhave të Elbasanit faktikisht janë shfrytëzuar gjatë gjithë historisë tonë shqiptare, madje që në kohën e lashtësisë. Por si çdo gjë të mirë ka edhe anës e saj të errët, çfarë janë këto?


Banorë të fshatit po e shfrytëzojnë sipas interesave të tyre, duke i prishur pak nga pak këto burime që sipas disa statistikave për nga cilësia në kontinentin tonë krahasohemi me llixhat e famshme të Çekosllovakisë.
Qytetarë të shumë vendas, fshinjë apo të huaj e dinë shumë mirë së në Elbasan ka një vend i cili ka veti shëruese dhe rigjenruese duke luftuar shumë sëmundje si: reumatizmale,dermatologjike, gjinekologjike, ortopedike dhe në kozmetikë.


Fuqia shëruese e këtyre burimeve po shfrytëzohet nga njerëz ta papërgjejshëm, madje më keq akoma e shikojnë këtë si biznes mjaft fitimprurës kjo për arsye se mbi 60% e vizitorëve janë nga Kosova.Askujt nuk i bën përshtypje, as bashkisë së Elbasanit që sipas disa banorëve që nuk kanë mundur të zaptojnë burime të kësaj natyre ankohen se po e shkatërrojnë burimin e ujit hidrotermal të Llixhës së Elbasanit.


“Është kthyer në Pazar, këto tre muaj janë sezoni i vizitorëve për të marrë mjekime me anë të banjave me ujin tonë të bekuar. Ke frikë të bësh një lëvizje për tu ankuar dikur sepse nuk ka shtëpi që nuk është i pajisur me një pompë e cila thith ujin për të bërë banjë klientët e tyre, kjo rrezikon ndotjen e këtij burimi duke u bërë i dëmshëm për ata që mendojnë së po shërohen. Nëse ky ujë i bekuar ka shumë ndërhyrje atëherë sasia e squfurit do të të rritet edhe kështu do të hapi probleme të tjera në organizëm, kryesisht me atë të zemrës”- shprehet për dritare.net A.B banor i fshatit.

LEXO DHE :  U bëri thirrje policëve të bënin fushatë/ Gjykata rrëzon kërkesën e LSI për hetimet ndaj Ramës


Mjekët specialistë shprehen se Llixhat mund të frekuentohen nga çdo grupmoshë duke filluar nga mosha 14 vjeç. Sepse ujërat termalë veprojnë në shumë sëmundje në fëmijë të rinj dhe të moshuar. Çdo grupmoshë mund të ketë patologji që kanë nevojë të trajtohet në Llixha.
Ky ilaç natyror shumë i çmueshëm përballë banorëve të fshatit që po e shkatërrojnë gjithçka për të firuar prej tij të holla. Nëse dikush nuk do të reagojë edhe të bëje diçka pa qenë akoma vonë atëherë, ky burim nuk do të jetë me funksional, fshati nuk do të ketë të ardhura nga turistët që në këtë sezon që është i tejmbushur më kosovarë edhe vendas për të marrë një mjekim natyral./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*