Video/ Kuzhinieri më i famshëm në botë, ia merr valles shqipe në Danimarkë
E Enjte 22 Shtator 2016, 12:12
Dritare.net
I lindur në Danimarkë nga një nënë daneze dhe baba shqiptar të Maqedonisë, Rene është sot një nga emrat më të lakuar të kulinarisë. Restoranti i tij në Danimarkë, Noma, është shpallur më i miri në botë në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2014.
Në profilin e tij Instagram, Rene ka postuar një video, të dy punonjësve të restorantit të tij, duke kërcyer vallë nën tingujt e muzikës popullore qytetare, shoqëruar me shkrimin: “Momenti kur ti vë muzikë popullore shqiptare, dhe dy shqiptarë çmenden duke kërcyer”.
Po vetë Renenë, do ta shohim ndonjëherë duke ia marrë valles shqipe?/dritare.net