Video/ Kur Rama i premtonte Dades, Ministrinë e Brendshme

Arta Dade një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste është duke thënë hapur se, koha e Ramës ka mbaruar. Raporti i Ramës me Daden ka pasur ulje-ngritje që në çastin kur Rama i zuri vendin zyshës, në krye të Ministrisë së Kulturës. Dritare.net risjell një video nga arkiva e 8 marsit të 2016-ës, koha kur Rama i premtonte Dades Ministrinë e Brendshme, që nuk ia dha kurrë.

Rama: Kam nevojë për një ndihmë që mund të ma japë vetëm Arta Dade. Që në një sallë, ku është Arta t’i vihen pikat muhabetit, pa folur Arta edhe mund të ndodhë, por që kjo të ndodhë në një sallë ku janë gra dhe vajza është më mirë që të evitohet, sepse pastaj e di unë se ç’heq.

Arta: Tani këtu u thanë shumë gjëra, por vetëm dua t’ju uroj, gëzuar 8 Marsin, festat e bukura të marsit!  Qoftë çdo ditë e jetës suaj, si dita e sotme, me kaq shumë diell, lumturi dhe gëzime! Suksese ju të gjithave, Partisë Socialiste dhe qeverisë sonë, që padyshim do ta çojë Shqipërinë përpara, atje ku ne meritojmë, atje ku është vendi i grave shqiptare, atje ku është vendi i popullit shqiptar!

Rama: Për Pandin dhe Gramozin ke gjë?

Arta: Tani Pandin e njoh qëkur e kam pasur student dhe sigurisht që kam qenë një mësuese shumë e rreptë, pedagoge në atë kohë, dhe ndihem mirë që anglishten e ka përmirësuar kur është bërë kryeministër.

Ato tri buqetat me lule të kryeministrit, të mëngjesit, shpresoj që t’i kenë bërë edhe të tjerët, por edhe në fakt, nga një karafil të na e kishe hedhur edhe ne këtej, mirë do të bëje.

Rama: Deri në Kongres, për karafil më ke mua. Dy shtesa të vogla, Arta nuk e ka zakon që mos ta thotë atë që ka brenda, por kur po fliste Pandi, tha: “Flet, flet ky, por po të çohem unë, t’u them këtyre grave që, orën e parë të mësimit i kam vënë 4, orën e dytë i vura 4 dhe pastaj javën tjetër erdhi më mori 8-ën.”

Rama: Tani Artën e kemi kryetare të Komisionit Parlamentar në marrëdhënie me jashtë. E kemi pasur ministre të Jashtme, ministre të Kulturës, dhe e kemi ministre të ardhshme të Punëve të Brendshme, por për momentin e kemi vetëm kryetare të Komisionit.

Arta: Të Mbrojtjes e kemi dhe dua ta përshëndes, sepse kjo ka qenë risia e kësaj qeverie. Dhe pse ka ardhur koha që të ketë një ministre të re të Brendshme, pavarësisht dëshirës, kam vërejtje për ministrin aktual.”/dritare.net

 

LEXO DHE :  Tekstet me gabime, ekspertët: Duhen redaktorë letrarë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.