Video/ Kur Berisha premtonte centralin bërthamor

Më 10 nëntor 2007, njëmbëdhjetë vjet më parë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha propozoi ndërtimin e një centrali bërthamor në vend. Në atë kohë, projekti në fjalë i Berishës u mbështet nga qeveria e Berluskonit, të cilët i ofruan edhe partneritet. Por ekspertët dhe analistët e cilësuan këtë propozim të Berishës si një shaka, ndërkohë që ambientalistët sugjeruan burime alternative. Njëmbëdhjetë vjet më pas, dritare.net ju risjell në kujtesë një deklaratë për medie të Berishës, i cili me vendosmëri të plotë kërkonte ndërtimin e centralit bërthamor, në Shqipëri.

Në atë kohë Berisha thoshte se, nuk mund ta privonte Shqipërinë nga një burim energjik i rëndësishëm, siç është ai nuklear. Për muaj me radhë, çështja  e ndërtimit të centralit bërthamor ngjalli debat si në politikë, ashtu edhe në medie. Por Berisha dukej i bindur dhe pavarësisht skeptikëve, ai deklaroi publikisht fillimin e ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për centralin bërthamor. Ai madje dërgoi dokumentacionin për inspektim në zyrën qendrore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në Vjenë, të Austrisë.

LEXO DHE :  Video/ U paraqit si studente, Xhunga përzë nga studio juristen e MASR

Sipas Berishës, ndërtimi i centralit bërthamor në Shqipëri, do ta zhdukte përgjithmonë krizën energjetike në vend./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.