Video/ Kroacia kalon në gjysmëfinale, presidentja ia merr valles

Për herë të parë që nga viti 1998, Kroacia siguroi një vend në gjysmëfinale.

Pas fitores, festimet e tifozëve dhe presidentes së tyre ishin madhështore. Brohoritjet dhe kërcimet e tyre dëgjoheshin e shiheshin kudo në tribunë.

Pas ndeshjes, presidentja festoi edhe me lojtarët, duke kërcyer.

Presidentja e parë  femër e Kroacisë , Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte i pranishme natën kur  ekipi i saj eliminoi Rusinë,  pas një fitoreje 4-3 të penalltive.  Kitaroviç ishte ulur pranë presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe kryeministrit rus Dmitri Medvedev në tribunën VIP, ajo u pa duke ngritur duart dhe duke marrë një valle të shkurtër pas golit të dytë të Kroacisë./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Ministri i Jashtëm grek: PD dhe ND, rol negativ në marrëveshjen Tiranë-Athinë

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.