Eduart Ndocaj ka shkuar në Boboshticë të Korçës, për të kaluar ca momente të lumtura. Pas një darke të bollshme dhe me pije alkoolike, ai i ka kushtuar një këngë Vangjel Dules. Në videon e shpërndarë në Facebook, Ndocaj e ka përshëndetur Dulen me një këngë për minoritetin grek . “Po një këngë të minoritetit do na luash, e duam, një, duam të përshëndesim Vangjel Dulen. Dule të përshëndes. Jam këtu në zonën shqiptare, t’i i thu zona greke por s’ka problem”, thotë Ndocaj në video. Nuk e dimë nëse Ndocaj ka ndonjë inat me Dulen apo nëse kjo është vetëm një shaka.