Video/ Kadriu zihet me Domenikën: Hiqi syzet e Rilindjes, ndërhyn Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në facebook në rubrikën “Përgjigja ime” ka ndërhyrë në një sherr mes dy komentuesish, Kadriu dhe Domenika.

Është Kadriu  ai që “lëshon gojën” ndaj Domenikës, duke i thënë se është verbuar nga Rilindja.

Rama i është përgjigjur “Kadriut” duke dalë në mbrojtje të Domenikës.

“Kadriu nuk është Kadriu, ky gojështhurur i paepur që fshihet pas emrit Kadri, ai mund të jetë Fahri, Nikollë, Ylli, Çimi, por mund të jetë dhe Lulzim, ose çdo lloj luleje në ferrën e madhe të katundit politik”, shprehet Rama.

“Ky Kadriu të thotë ty  e dashur Domenika, se je pjesë e një organizate kriminale, fiks njësoj se Kadrinjtë mediatikë me radhë, deri të kryekadriu Lulzim, u thonë përfaqësuesve të PS, me mua në krye, që jam gjahu i preferuar, dil shih shkollat e spitalet ku janë katandisur, shkruan Kadriu, pastaj i quan dele të gjithë ata që nuk janë Kadri si ai, që e dinë se çdo plagë është e vjetër por sot po kurohen”, thotë Rama.

LEXO DHE :  Atmosferë festash në Tiranë, ndizet pema e Vitit të Ri

“Më e bukura e kësaj lufte me Kadriun me njeriun, është se po të jetë për këtë specie ne rrojmë një mijë vjet sepse Kadriut i beson vetëm Kadriu dhe këtij populli dele, siç Kadriu e quan me përçmim, s’ka Kadri që e shet Kadriun si njeri.”, shprehet kryeministri./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.