Video/ "Fuoristrada" iu pret rrugën, përplasen urbanët në Tiranë, 3 të plagosur
E Hënë 24 Korrik 2017, 11:11
Dritare.net
Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit. Dëshmitarët thonë se të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.