Video/ Eranda harroi tekstin e këngës, shihni çfarë i bën Irma!
Dritare.net
“Është momenti më i lezetshëm dhe më i frikshëm. Kam harruar tekstin dhe nuk më kujtohej fare. I them Irmës nën zë që si fillonte. Kthen kokën Irma dhe ma thotë me të shpejtë. Ka qenë festivali aty rreth viteve 2000”, -ka rrëfyer këngëtarja
Këngëtarja ka rrëfyer dhe një tjetër moment të frikshëm të karrierës së saj, i cili ka qenë:
“Unë me Irmën ishim rrugës për shtëpi, ikëm e nuk pritëm të mbaronte festivali. Ndërkohë që Adi Krasta do shpallte fituesit ne nuk ishim. Shkoi si shkoi puna, ne ishim fitueset e atij festivali”, tha ajo. Mesa duket ato u thirrën të këndonin këngën, por ishin larguar. Të nesërmen u shpall fituese Aurela Gaçe me këngën "S'jam tribu" dhe versioni zyrtar ishte se nuk ishin llogaritur mirë pikët. Gjëra që ndodhin!"
Eranda ka zbuluar edhe një detaj tjetër, së shpejti, ajo dhe motra, Irma Libohova do të vijnë me një bashkëpunim të ri./K.Ç/dritare.net