Video/ E rreh djalin në mes të rrugës në Tiranë, shpullat e nënës dëgjohen metra larg
E Shtunë 19 Gusht 2017, 10:10
Dritare.net
Një qytetar ka dërguar në JOQ një video të filmuar në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku një nënë shihet teksa shtrin në tokë fëmijën e saj të mitur dhe më pas e godet me shpulla të forta.
Të qarat e fëmijës të rrëqethin mishin, e megjithatë njerëzit pranë tregohen indiferentë.
Nuk dihen arsyet që e kanë çuar nënën të rrahë djalin e saj në këtë mënyrë megjithatë dhuna e ushtruar nga ajo është e pafalshme.