Video e plotë/ Zbardhet e vërteta, ja pse polici e qëlloi me grusht qytetarin në Shëngjin!
E Diel 21 Gusht 2016, 12:12
Dritare.net
Drejtuesi i mjetit, i cili kishte ardhur me familjen nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri, për shkak të trafikut zgjodhi të parakalonte dhe menjëherë polici i ka kërkuar të ruante krahun e tij, por ndërsa shoferi po hapte krahun, i ka shkelur këmbën punonjësit të policisë. Menjëherë ky i fundit i ka thyer xhamin dhe i ka kërkuar të zbresë nga makina duke e nxjerrë me dhunë.
Në mes të rrugës ka nisur sherri mes tyre dhe pas disa minutave, polici ka thirrur përforcime, por deri në ardhje të tyre, debati ka denigruar në dhunë fizike me shqelma dhe grushte.
Për më tepër shikoni pamje e plota të sherrit në videon e mëposhtme, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.