Video e plotë/ Ja si hyn vrasësi i Elton Çiços në lokal!
E Mërkurë 4 Maj 2016, 09:09
Dritare.net
Ai ka hyrë qetësisht në lokal, i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur objektivi i tij, ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe është larguar me vrap nga lokali. Pjesa e re e videos është ajo që shfaq autorin në ambientet e jashtme të lokalit. Kur hyn ai duket sikur ka një bisedë me një person të ulur jashtë, por kjo nuk është e sigurt dhe për hetuesit mbetet ende e paqartë. Kamarieri dhe disa klientë të tjerë të rastësishëm kanë lënë ambientet e lokalit dhe kanë dalë me vrap me të dëgjuar të shtënat. /ABC news