Video/ Deklarata e fortë e Rozana Radit: Në Teatrin Kombëtar kërkohen favore dhe kompromise
Dritare.net
Rozana ka deklaruar se arsyeja pse ajo ngjitet një herë në 2 vite në skenë, është se nuk ka pranuar të bëjë kompromise, por ka shtuar se është në dijeni të rasteve kur është kërkuar favore.
“Në teatër është e vështirë të ecësh përpara, unë kam shumë profesione, por profesioni im është aktore, dhe ndonjëherë duhet të bësh edhe kompromise., për vetë faktin se unë nuk kam pranuar të bëj kompromise sot jam një aktore e cila ngjitet në Teatrin Kombëtar një herë në dy vite. Mund të isha në Teatër nëse do të kisha bërë kompromis, nuk më është kërkuar ta bëj këtë kompromis për vetë faktin se atje 90% e njerëzve që kërkojnë të bëjnë kompromise janë miq të babait tim ose studentë, ndoshta kanë dashur dhe nuk kanë mundur, por di që janë kërkuar favore”-ka thënë Rozana Radi./ I.M-Dritare.net