Video/ Çiljeta nuk e braktis Albanin, çifti sërish bashkë në Gjykatë
E Martë 27 Nëntor 2018, 18:06
Dritare.net
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të martë masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për kapitenin dhe portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.
Ai u ndalua më 25 nëntor, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Ndërkohë, Hoxha doli sot para Gjykatës dhe u njoh me vendimin. Edhe e dashura e tij, Çiljeta Xhilaga, nuk e la vetëm. Ajo është filmuar jashtë ambienteve të Gjykatës, ndërkohë që ishte nën shoqërinë e Hoxhës dhe avokatit të tij./K.C/dritare.net