Video/ Basha tregon pse mjeku fshehu armën e Elton Çiçës
E Premte 6 Maj 2016, 11:11
Dritare.net
Një deklaratë bombë ka bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me vrasjen e Elton Çiçës të dielën në zonën e ish Bllokut, në Tiranë.
Ai tha se arma që ai kishte në brez, të cilën ia zhdukën personat që ishin me të në tavolinë, i përket një zyrtari të policisë.
Duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha u shpreh se ajo ishte arma e shërbimit të zyrtarit të policisë, i cili ia kishte dhënë atij pasi ishte transferuar në një detyrë tjetër.