Gjykata e Vlorës ka dënuar me 5 vjet burg Ilirjan Pajon, burrin që u filmua teksa dhunonte me shkelma në mes të rrugës ishbashkëshorten e tij, në sy të dy fëmijëve. Ai u dënua i akuzuar për “dhunë në familje” dhe vendimi u shpall sot nga gjyqtari Laurent Fuçia. 44 vjeçari, Pajo pas arrestimit e quajti momental drurin që i dha ish gruas. Dhe gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44 vjeçari pranoi se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Caushaj disa here, madje edhe duke konsumuar kafe.
Ndërkohë 44 vjeçari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vetë i ka dhënë fëmijëve herë pas here.