Video/ 20-vjeçari që aksidentoi gruan: S'do i jap më lekë policit por me shpejtësi do eci
Dritare.net
20-vjeçari rezulton se është arrestuar në mars të vitit 2015, pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Rrugore. Memollari u kap duke ecur me shpejtësi dhe gjithashtu nuk iu bind urdhrit të punonjësit e Policisë Rrugore. Pasi u ndoq dhe u ndalua nga policia, 20-vjeçari tentoi t’i korrupton oficerin duke i ofruar 500 lekë. I pandehuri u ka kerkuar punonjesve te policise qe te ikte dhe u ka thene "Merre ,pini nje kafe dhe mos me vononi se kam nje takim".
Memollari: S’do jap më lek, shpejt do eci sërish Për këtë arrestim, 20-vjeçari u dënua nga gjykata me 40 orë punë publike. Këtë dënim, i riu e ka shlyer duke punuar si vullnetar në Muzeun Kombëtar.
Në një kronikë të “Top Channel” në gusht të vitit 2015, Andrea Memollari flet për dënimin e tij. I pyetur se çfarë ka ndryshuar tek ai pas këtij dënimi, ai thotë se nuk do të përsërisë më veprimin e dhënies së parave se për të ecur shpejt do ta bënte sërish.
“Po ecja shpejt me makinë dhe u mundova t’i jepja lekë policit. Më futën brenda. Më dënuan me 48 orë pune në muze. Punoj 4 orë në ditë këtu. Orientoj njerëzit që të mos shkelin mozaikun e kështu gjërash… Nuk do i jap më lek policit, se për të ec shpejt do ecim se çunat e ri e kanë icik këtë për të ec”, shprehet 20-vjeçari.
Andrea Memollari, i lindur në Mars 1996 në Çorovodë dhe banues në Lushnjë edhe ditën e sotme lëvizte me shpejtësi të lartë, nërrugët e Tiranës.