Vettingu trondit policinë, japin dorëheqjen 300 efektivë

Vettingu në policinë e Shtetit ka bërë që nga radhët e këtyre të fundit të dorëhiqen nga data 5 prill 2018 rreth 300 efektivë të policisë dhe gardës.

Mësohet se 4 prej të larguarve janë drejtues të lartë, ndërsa 100 janë punonjës të Gardës, shkruan “Panorama”.

Motivi i dorëheqjeve, më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëve apo edhe koha që, sipas tyre, ka qenë e pamjaftueshme.

LEXO DHE :  Fier –Levan/ Aksident i rëndë, humb jetën gruaja shtatzënë plagosen katër të tjerë

Por, këto shifra pritet që të trefishohen deri më datën 5 maj, dhe sindikata  Policisë parashikon që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës, apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.