Vetëdigjet avokati në shenjë proteste për ndryshimet klimatike

David Buckel, një avokat i njohur amerikan, ka humbur jetën, pasi u vetëdogj në shenjë  proteste ndaj ndryshimeve klimatike.

Trupi i avokatit 60-vjeçar , u gjet i pajetë në parkun “Prospect” në Brookly. Pranë trupit të tij, u gjet një letër, ku vet avokati shkruante se, i vuri flakën vetes, për të simbolizuar atë që vet njerëzit po i bëjnë tokës. Ai gjithashtu kishte shkruar se, njerëzit thithnin ajër të ndotur dhe se shumë po vdisnin para kohe.

LEXO DHE :  Balla paditi Bashën/ Më 10 tetor përballen në Gjykatë

“Ndotja po rrënon planetin tonë, po e bën të pabanueshëm. Po ndot ajrin, tokën, ujin dhe po trazon motin”, shkruante avokati në letrën e tij të fundit, që i ishte dërguar me “e-mail” edhe disa medieve, pak para se trupi i tij të gjendej.

“Vdekja ime e parakohshme nga karburantet reflekton atë që ne po i bëjmë vetes”, shkruante ai./K.Ç/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.