Veshjet, sipas shenjës suaj të horoskopit

Dashi

Nuk do ndaleni fare gjatë kësaj vjeshte, duke provuar veshje të ndryshme. Çorapet me rrjetë janë të preferuarat tuaja në këtë periudhë. Modestinë dhe seriozitetin ju pëlqen ta shfaqni përmes fustaneve të lehta, xhaketave mini “jeans” apo lëkure, e ju pëlqen të vishni gëzof të trashë, sidomos kur dilni shëtitjeve vetëm.

Demi

Një rikthim në thjeshtësi? Romanticiteti i stilit së vjetër do të rikthehet këtë vjeshtë tek ju. Do riktheni tek veshja juaj, modën e jakës “Victorian”. Ndërkohë, përdorni bizhuteri, për të tërhequr vëmendjen tek fytyra juaj. Në fund të fundit, sytë janë dritaret e shpirtit.

Binjakët

Rrini gati, vendosni çfarë do vishni, dhe rigjallërohuni për këtë sezon! Në këtë vjeshtë, do jeni në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe do i përkushtoheni shumë ushtrimeve fizike. Vishni në këtë sezon kostume elegante me vija, duke përfshirë pse jo edhe xhixha; të jenë me material kamoshi, ose me ndonjë pëlhurë tjetër të veçantë. Ndërrimi i atleteve do ju ndihmojë të ndryshoni stilin tuaj vazhdimisht, dhe do dukeni shumë modernë sa herë që të dilni nga shtëpia.

Gaforrja

Jeni gati për vjeshtën? Planetet do ju favorizojnë shumë në këtë periudhë. Ju besoni shumë në ngjyrën e vjeshtës. Përpiqu të shkoni përtej pamjes së thjeshtë, duke kombinuar një jumpsuit ose pantallona me një bluzë me gjatësi mesatare. Është një mënyrë e re për të rënë menjëherë në sy, e për të nxjerrë më në pah trupin tuaj.

Luani

“Nuanca e ëmbël e zogjve” do aktivizohet tek ju me vjeshtën! Veshjet, duke nisur nga fustanet apo pelerinat me mëngë, që ju mbulojnë krahët, do karakterizohen nga lulet e tipit “vintage”. Do pëlqeni xhaketat këmishë, si dhe fustanet poshtë gjurit. Dhe, a e dini se është moderne pak stil “gjysheje”? Tani, ku e keni atë kapelën e vjetër, që ju ka dhuruar gjyshja?

Virgjëresha

E dini se Dielli, Venusi magjepsës dhe Marsi i apasionuar do të vizitojnë shenjën tuaj këtë vjeshtë? Ajo çfarë është e përshtatshme për ju, janë çizmet e shndritshme “glitter”. Po ashtu do preferoni fustanet e gjata, si të atyre të “Catwalk Models”, të kombinuara me xhaketa të shkurtra. Për aq kohë sa jeni shumë praktikë, por edhe të çuditshëm do koleksiononi çizme me taka, me lartësi të ndryshme.

LEXO DHE :  5 vjeçari muskuloz fiton makinë 30 mijë euro

Peshorja

Me ndikimin e planeteve të dashurisë: Venusit dhe Marsit, që do të vizitojnë shenjën tuaj këtë vjeshtë, jeta juaj romantike është e mbushur me shumë mundësi. Kështu, do i riktheheni stilit të vjetër perëndimor. Do vishni shumë këmisha, sidomos me kuadrate, ashtu si në foton e mësipërme, dhe do të kombinoni funde të gjera, me çizme të gjata gjer te kyçi i këmbës dhe me majë çeliku.

Akrepi

Jupiteri, që lëviz shumë shpesh, do të frymëzojë shenjën tuaj për herë të parë, që nga viti 2005. Do përqëndroheni më shumë te xhaketat e holla, po ashtu dhe tek veshjet e përshtatshme për netët e vona dhe shumë elegante për ju. Kudo që të shkoni, do të parapëlqeni të vishni një xhaketë të hollë elegante, me një rrip të gjerë mesi, që vihet re menjëherë.

Shigjetari

Tendenca juaj në këtë vjeshtë do jetë drejt veshjeve sportive, paksa me motive “mashkullore”, që do e shfaqni në pantallonat me xhepa poshtë te këmbët, apo edhe me xhaketat me vija e shumë serioze.

Bricjapi

Ngjyra kafe është tendenca më e re. Ky është një lajm i mirë për një shenjë neutrale të tokës, si ju. Ndërsa, eleganca është pika juaj e fortë, pranoni më shumë zbukurime këtë vjeshtë. Vishuni kështu: një pallto leshi me një jakë leshi “vintage”, pantallona lëkure ose një xhaketë me cohë të leshtë skoceze, që do ju sjellë në mendje vitet ’70..

Ujori

Vjeshta ka rezervuar më shumë për ju, jo të visheni si të gjitha shenjat, kjo falë lëvizjes njëvjeçare të Jupiterit nëpër shtëpinë tuaj ambicioze të 10-të. Gjer tani keni qenë të zënë me dreka biznesi, takime të mëdha … tani kthehuni në normalitet. Nëse ju duhet të përshtateni, atëherë luani me natyrën tuaj të çuditshme duke veshur kostume të çrregullta në gjatësi. Kush ka thënë, që pullat duhet të përshtaten në mënyrë të përkryer?! Kjo nuk vlen për ju.

Peshqit

Trendi i xhaketës vjeshtore prej najloni karakterizon shenjën tuaj: vështirë të rrudhoset dhe lehtë të paketohet, që është e rëndësishme pasi ju do të udhëtoni gjatë kësaj periudhe, kur Jupiteri do lëvizë tek shenja juaj./Përshtati: Donatela Guri- Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.