Veseli i Big Brother: Fëmijëria ime, një film me metrazh të shkurtër

Ish banori i “Big Brother” Vesel Kurtishaj, prej shumë kohësh ka qenë larg vëmendjes mediatike. I ftuar në emisionin  “Rudina” këtë të enjte në Tv Klan ka folur rreth historisë së veçantë të familjes së tij, për të cilën e ka zbuluar që në periudhën kur ishte pjesë e  Big Brother se jetonte me mamin dhe gruan e parë të babait. Sot tek “Rudina”, Veseli i “Big Brother 8” u shpreh se nuk i vjen turp të flasë hapur për këtë temë.

“Fëmijërinë e kam një film me metrazh të shkurtër, jo të lehtë. Babai ka ndërruar jetë kur isha në moshën 7-vjeçare. Jam rritur në shtëpi me dy mbretëresha, njëra është mami dhe tjetra është gruaja e parë e babit. Jam mësuar ta thërras gjyshe, jam rritur duke e thirrur kështu. Tani që e kujtoj, as kohën kur e kam marr vesh që ajo ishte gruaja e parë e babit nuk e mbaj mend. Dashuria për të ka qenë e njëjtë me dashurinë për mamin. Të parën puthja gjyshen, pastaj mamin. I thoja asaj të parës ‘Mirëmëngjes. Asaj i ka vdekur një djalë dhe kjo ka qenë arsyeja pse babi është “detyruar” të martohet prapë. Babi kishte 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Djali ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Zvicër. Nisur nga koha e atëhershme, familja duhet të kishte me patjetër një djalë. Prandaj martohet me mamin, e cila ishte 8-9 vite më e re se vajza e babit me gruan e parë. Sot ne jemi 3 vëllezër. Për mua nuk ka pasur gjë më të rëndësishme në jetë sesa kur më thoshte gjyshja që ‘më keni hequr mërzinë e vdekjes së djalit’. Kjo ka qenë gjëja më e rëndësishme për mua.”- është shprehur Veseli./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Si ndodhi atentati me dy të vrarë gabimisht në Vlorë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.