Veriu i Kosovës/ Beogradi kërcënon me ndërhyrje ushtarake

 

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka lëshuar dekalarata të forta në lidhje me veriun e Kosovës.

Daçiç ka thënë se nëse pala kosovare bën përpjekje për të sulmuar serbët e veriut, ose të zaptojë Trepçën, Serbia do të ndërhyë ushtarakisht.

Por, këtyre kërcëniveme të sovranitetit territorial të Kosovës, u është përgjigjur për gazetan “Express’ Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

LEXO DHE :  Foto/ Transformimet që i kthyen këto gra në mbretëresha të bukurisë!

“Luftë Speciale”-i ka quajtur deklaratat e Beogradit, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Kjo është luftë speciale dezinformuese e Serbisë dhe është shumë agresive. Pretendimet se gjoja Kosova do të sulmojë qytetarët e vet janë absurditet dhe broçkulla të stilit të viteve të 1990-ta”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.