Verë shqiptare, etiketë shqip!

Nga Marjeta Istrefi, enologe

Keni lexuar ndonjëherë anën vizuale të një shisheje vere? Kjo është kantina e parë që e sjell një pjesë të mirë të territorit shqiptar në etiketë.

Jemi mësuar të shikojmë në etiketa të shisheve të verës pamje të zvogëluara të vreshtave të tyre, të tjerë i përkushtohen fjalëve përshkruese dhe bindëse se në prodhimin e asaj vere kanë dorë enologë të njohur apo prestarë të një familjeje që prodhimin e verës e kanë trashëguar brez pas brezi e të tjerë i thurin lavdi territorit (fshat/qytetit) ku kanë të vendosur vreshtat dhe kantinën e tyre.

Një risi në vertarinë shqiptare ka sjellë kantina Alimani. Një kantinë e re që ka ditur të godas në produkte,shije dhe ide. Të gjithë po synojnë drejt produkteve Made in Albania, ndaj dhe kantina Alimani në 2 etiketat e reja ka vendosur të shfaqë një pjesë të territorit të Shqipërisë duke i vënë theksin pjesës perëndimore dhe asaj qendrore aty ku janë të vendosura vreshtat në Çizmeli (fshat afër Ndroqit) dhe kantina në Tiranë. Një pjesë i kushtohet detit Adriatik dhe Jon për të nënkuptuar sa me rëndësi është marrëdhënia jonë me shtete të tjera verëprodhuese dhe jo vetëm sikurse është dhe Italia e  së fundmi paraqet sipërfaqen më lehtësisht të kultivueshme me hardhi.

LEXO DHE :  Protesta/ Studentët, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Etiketa e tyre të fton të shijosh 2 varietete rrushi sikurse janë Shesh i Zi dhe Shesh i Bardhë çka i bën më të dëshirueshme këto dy shishe që i pasqyrojnë më së miri aromat e frutave dhe luleve pjalmore. Kur etiketat janë kaq domethënëse, kemi degustim të dyfishtë: pamje nga Shqipëria, aroma të vendlindjes dhe shije varietetesh rrushi autokton.

Ajo çka na mbetet të themi është se kjo tokë na bën krenarë dhe kjo tokë ka potencial të prodhojë…pjesa e përfaqësimit na mbetet ne, shqiptarëve./Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.