Verë për pranverë!

Nga Marjeta Istrefi- enologe

Pranvera është rrotull nesh dhe ndërrimi i stinëve nuk vjen thjeshtë me ndërrimin e garderobës dhe mënyrës si ne e organizojmë ditën. Pranvera vjen me një gamë verërash që psikologjikisht lidhen me këtë ndryshim të kushteve atmosferike dhe mënyrës si ne ndihemi.

Kur mendon pranverën c’do gjë e lidh me ndricimin dhe celjen e luleve, e në fakt edhe verërat e kësaj stine janë verëra të pasura me aroma lulesh, frutash dhe kryesisht verëra me ngjyra të ndezura.

Kjo nuk do të thotë të mos pini atë verë që preferoni ! Qoftë ajo e kuqe!

Verërat e pranverës janë verërat e të gjithëve.

Për të gjithë ata që preferojnë verëra të lehta kjo është koha e duhur për ti konsumuar. Ushqimet për ti kombinuar janë po ashtu të shumëllojshme dhe tërësisht të freskëta. Jo më kot verërat e pranverës janë verërat e të gjithëve.

LEXO DHE :  Bulqizë/ Përdorën një lloj sapuni për vizatim, 11 nxënës përfundojnë në spital

Disa sugjerime dhe kombinime tipike pranverore.

Frutat e vetë stinës janë gjithmonë më të mirat dhe më të shëndetshmet. Këtë pranverë ndërroni nga stili tradicional i ngrënjes së ëmbëlsirave dhe ëmbëlsohuni me sallatë frutash shoqëruar me verë. Mund te përdorni fruta si luleshtrydhet, mollët, bananet. Shoqërojeni me verë Moscat ose të gazuar.

 

Perimet e stinës janë po ashtu me shumë vlera ushqyese. Përdorni në sallatën tuaj asparagë, brokoli, rukola, jeshile.Shoqërojeni me verë Sauvignon Blanc ose Chardonnay, të dyja perfekte kur në sallatë përdoni salca ose djathë.

 

Koha e mirë të mundëson organizimin e një barbeque, për këto ushqime zgare zgjidhni verë Pinot Noir, e kuqe sepse verërat e pranverës janë verërat e të gjithëve që shfaq aroma frutash si luleshtrydhet dhe qershitë, buke të thekur e kërpudhe.

Të tjera sugjerime: Pinot Grigio, rose, Shiraz, Riesling. / Dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.