Vera Grabocka, ngjit Shkallët, në skenën e dashurisë
E Shtunë 12 Maj 2018, 11:11
Dritare.net
Kur sheh ata bashkë, e kupton se kanë bërë njē pakt, por jo dot me kë.
Në mbrëmjen “ Kërcim ne Bosh”, u kuptua, se ata kanë bërë pakt me jetën dhe me poezinë.
Sepse pa vargje, gjithçka do të qe një proze e gjatë dhe e kotë.
Por Vera tregoi në mbrëmjen krijuar, kuruar e dedikuar Timos, se nuk i ka privuar asgjë vetes për të mbetur e re dhe unike, përkundrazi, e ka mbushur me vargjet e Timos.
Vera atë natë recitoi “Shkallët”, një dedikim dashurie për jetën. Dhe ishte thjesht e mrekullueshme. Ajo, zonja që i mësoi shqiptarëve skenën, vete doli veç një herë në jetë, në skenë. Në mbrëmjen kushtuar Timo Fllokos, ish profesorit të saj, te Artet, që atë mbrëmje e tejkaloi dhe e preku./dritare.net