Venezuela në krizë, Juan Guaido zotohet të sjellë ndihma
E Mërkurë 13 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
Në tubimin në Karakas, ai gjithashtu tha se “uzurpatori (Maduro) duhet të largohet”.
Më herët Maduro ka thënë për BBC se nuk do të shpërndante ndihma, pasi do t’i hapte rrugë SHBA-ve për të justifikuar ndërhyrje.
SHBA dhe qeveritë perëndimore mbështesin Guaidon dhe e kanë njohur si president të përkohshëm të Venezuelës, ndërkohë Maduro është i mbështetur nga Rusia dhe Kina.
Maduro është nën presion për të thirrur zgjedhje të parakohshme presidenciale në mes të një krize ekonomike, akuzave për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut./E.B-dritare.net