Venecia, bie një avion i vogël, 2 të vdekur
E Shtunë 3 Nëntor 2018, 16:04
Dritare.net
Një avion i vogël, është përplasur në tokë në zonën e Caorle, Venecia në Itali duke shkaktuar vdekjen e të dy personave në bord.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe të ndihmës së shpejtë. Mjeti ishte një Sia Marchetti Sf 260.
Një nga 2 viktimat, sipas informacioneve të para, ishte një instruktor fluturimi.
Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes./A.C/dritare.net