Vendimi për Dritan Dajtin, Gjonaj: Të shkarkohen 3 gjyqtarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përmes një deklarate për shty  i ka kërkuar sot  institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në 2009.

“Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha Gjonaj./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Do djegin dy muajt e mbetur, Veliaj: Këshilltarët e opozitës kanë dy vjet që s'vijnë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.