Vendimi i Facebook: S’ka më ndihmë për fushatat elektorale

Facebook nuk do të dërgojë më punonjës të tij të punojnë në zyrat e fushatave elektorale të partive gjatë zgjedhjeve, njoftoi kompania.

Rrjeti social zakonisht ofronte staf për fushatat politike për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e fushatave të tyre të reklamave online. Drejtori dixhital i Donald Trump për zgjedhjet e 2016, ka thënë se ndihma e Facebook-ut ka kontribuar në fitore. Facebook ndërkohë tha se edhe Hillary Clintonit i ishte ofruar e njëjta asistencë, por ajo e kishte refuzuar.

Rrjeti social është në fakt platforma e dytë më e madhe e reklamave online, pas Google. Google dhe Twitter po ashtu ofrojnë këshillim të specializuar për fushatat politike, por këto nuk kanë dhënë sinjale se do t’i japin fund praktikës.

LEXO DHE :  Bëni mirë t’i shihni dy herë, këto foto!

Facebook tha se do të ofronte këshilla reklamimi falas për të gjitha partitë politike në uebsajtin e tij. Sidoqoftë, fushatat mund të marrin ende mbështetje online dhe kompania nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të takimeve me politikanë.

Sipas dokumentave të brendshëm, të para nga Bloomberg, fushata e Donald Trump kishte shpenzuar 44 milionë dollarë në reklama në Facebook nga qershori deri në nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë të fushatës së Hillary Clinton./topchannel./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.