Vendi pushtohet nga acari, çfarë pritet të ndodhë sot!
E Martë 8 Janar 2019, 08:08
Dritare.net
“Sot e martë dt.08 priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat/Ato do të mbeten të ulëta deri sot në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë sot në mbrëmje.
Më konkretisht, sot (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C
Era
Sot (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.”,- njofton IGJEUM-i/K.C/Dritare.net