Vendi do ngelet pa ushqime/ Pasojat katastrofale nëse Anglia del nga BE pa një marrëveshje
Dritare.net
Kur ka mbetur një kohë kaq e shkurtër, dhe ende nuk kemi dakordësinë, mundësitë më të mëdha janë që BREXIT të jetë i çrregullt, dhe mund të shkaktojë një kaos të vërtetë në Angli.
Ajo që po flitet së fundmi është mungesa e mundshme e ushqimeve,dhe nëse qeveria apo sektori privat do të duhet të jenë duke grumbulluar furnizime për të tejkaluar vonesat kufitare.
Britania importon gjysmën e ushqimit nga jashtë dhe grupet e industrisë kanë paralajmëruar se tarifat e reja dhe vonesat doganore mund të çojnë në rafte të zbrazëta dhe në çmime të larta.
Ritmi i ngadaltë i negociatave ka rritur frikën në javët e fundit që Britania mund të largohet nga Bashkimi Evropian në mars 2019 pa një marrëveshje tranzicioni për ta mbajtur atë përkohësisht në tregun e vetëm dhe bashkimin doganor të bllokut.
Këto marrëveshje lejojnë 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të funksionojnë si një zonë tregtare e vetme pa asnjë tarifë ose kontrolle kufitare .
Kompanitë e mëdha dhe shitësit, kanë paralajmëtar për pasoja të tmerrshme në qoftë se ata nuk janë në gjendje të furnizohen në kohë.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të njoftojë njerëzit në gusht dhe shtator, për hapat që duhet të marrin, nëse dalja nga BE do të jetë pa një marrëveshje.
Gjithashtu mijëra fluturime ajrore mund të anulohen nëse nuk ka një marrëveshje të qartë mes BE dhe Britanisë, për shkak se Britania është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare të aviacionit nëpërmjet Bashkimit Evropian që lejojnë fluturimet për të operuar brenda dhe jashtë vendit.
Bankat dhe kompanitë e tjera në sektorin e shërbimeve financiare kanë filluar të lëvizin pjesë të veprimtarive të tyre jashtë Mbretërisë së Bashkuar për të ruajtur bizneset e tyre. / I.M-Dritare.net, CNN