Vendet turistike më të rrezikshme në botë, të cilat kanë marrë jetë turistësh

Me siguri shumë prej jush e “mbajnë veten” për aventurierë të mëdhenj dhe nuk do ta kishin problem të shkonin dhe eksploronin shumë vende disi të rrezikshme.

Mirëpo kjo ndodh me siguri deri sa nuk e dini ende ekzistencën e këtyre vendeve.

Pavarësisht se planeti Tokë është shtëpia e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme etj., janë shumë vende në këtë vend që janë të rrezikshme për t’u vizituar.

Për t’u njohur me këto vende ne ju tregojmë fotot e mëposhtme:

1.Lugina e Vdekjes, SHBA. Kjo shkretëtirë e mban rekordin për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt. Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

2.Shkretëtira Danakil, Ertirea. Temperatura sa të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktiv, gropa që nxjerrin gaze toksike… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, ku shumë njerëz e quajnë edhe si “Ferri në Tokë”.

3.Mali Washington, SHBA. Ky mal mban rekordin botëror për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës. Shpejtësia më e madhe e regjistruar këtu është 203 milje në orë (327 km / h). Erërat e forta, megjithatë, nuk janë shqetësimi i vetëm në këtë zonë – temperaturat e ngrirjes që mund të bien deri në -40 gradë dhe dëbora e vazhdueshme e rëndë e bëjnë malin Uashington një vend shumë të rrezikshëm.

4.Bikini Atoll, ishujt Marshall. Ky ishull në pamje të parë duket si parajsë, por Bikini Atoll ka qenë shtëpia e një numri të madh të testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e këtij ishulli janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktojë kancerin.

5.Ishulli da Queimada Grande (Ishulli i gjarpërinjve), Brazil. I fshehur diku jashtë brigjeve të Brazilit, ky ishull njihet gjerësisht si vendi më i rrezikshëm në planet. Arsyeja është mjaft e thjeshtë – ky vend është plot me një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, Bothrops. Studiuesit vlerësojnë se rreth pesë gjarpërinj për metër katror jetojnë në këtë ishull. Ka shumë turistë që kanë udhëtuar në ishull dhe kanë humbur jetën nga gjarpërinjtë. Një nga këto histori na kujton një portier futbolli që u sulmua nga gjarpërinjtë dhe vdiq.

LEXO DHE :  Udhëheqësi i protestës është pasiguria!

6.Parku Madidi, Bolivi. Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të realizuar fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm. Kjo ndodh sepse është shtëpia e bimëve dhe kafshëve më agresive dhe helmuese në botë. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktoj irritime, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet nga parazitët tropikalë.

7.Lugina e Vdekjes, Kamçatka, Rusi. Gadishulli Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse, gjithashtu ka Luginën e Vdekjes së saj. Është e vendosur jo shumë larg Luginës së famshme të Geysers. Përqendrimet e larta të gazrave toksike që gjenden në këtë zonë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo gjë të gjallë: bimët dhe kafshët vdesin shpejt, ndërsa njerëzit fillojnë së shpejti të ndjehen të sëmurë dhe të kenëethe, marramendje dhe dridhje.

8.Mbretëria e krokodilëve në Chonburi, Tajlandë. Në këtë vend ku është një fermë krokodilësh, pronari jep një hapësirë të vogël gjysmë të mbyllur për turistët që vijnë për vizitë. Varka në formën e trapit vendoset mbi njëfuçi plastike. Njerëzit hyjnë brenda saj dhe mbajnë ushqim për krokodilët si peshqit apo mish viçi.  Zvarraniket pastaj hidhen nga uji për të kapur mishin dhe ushqimin e tyre. Ka edhe turistë të cilët gjithashtu e ngacmojnë krokodilin duke nxjerrë trupin para tyre dhe pastaj e tërheqin ndërsa kafshët e uritura zgjaten për t’i kapur./D.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.