Vëllai i presidentit Nishani largohet si zv/prokuror i Durrësit, zbulohet motivi
Dritare.net
Sipas ligjeve të reformës në drejtësi, më saktësisht sipas ligjit të ri për prokurorinë, cdo institucion i prokurorisë në rrethe do të ketë një drejtues rrethi dhe vetëm një zv.prokuror. Në zbatim të reformës në prokuroritë e te rretheve në gjithë vendin janë bërë ristrukturime në lidhje me këtë organizim të ri. Ligji i ri parashikon krijimin e seksioneve në prokurori duke hequr nocionin e zv.prokurorëve.
Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës përshembull nga 5 zv.drejtues që ka pasur tani ka vetëm një, ndërsa ka shtatë shefa seksionesh të hetimit sipas veprave penale. E njëjta gjë ka ndodhur me Durrësin, nga zv.prokurorë që kanë qenë deri para reformës, tani do të jetë vetëm një i tillë i cili sipas ligjit është lënë të përzgjidhet nga titullari i prokurorisë së rrethit.
Në këtë rast drejtuesi i rrethit në Durrës nga tre zv.prokurorë që kanë qenë ka zgjedhur njërin prej tyre ndërsa dy vendet e tjera janë shkurtuar sipas organizës së ligjit të ri për prokurorinë. Ilir Turja është zëvëndës Prokurori i Durrësit./Panorama.