Veliaj iu përgjigjet kritikëve: Më është trashur sholla, kam helm dhe antidot
Dritare.net
“Bulevardi është rikonstruktuar për të mbajtur edhe tren. Batuta kam dëgjuar shumë në këto dy vjet, sa mund të bëja një libër. Por më është trashur sholla e nuk më bëjnë më përshtypje. Dëgjova për sheshin Skënderbej, me gamile. Dëgjova të gjitha dhe shtrëngova dhëmbët derisa erdhi dita e hapjes. I kam dëgjuar dhe kam dozat e helmit dhe kam edhe antidot. Por kam mbështetjen e njerëzve, pavarësisht se nuk kam pasur mbështetjen e analistëve dhe disa politikanëve të lodhur. Bulevardi është një hapësirë për xhiro, për shëtitje, për biçikletë, pashë çifte të rinjsh që ecin dhe gjyshe që mësojnë fëmijët. Sondazhet e nxjerrin Bashkinë e Tiranës me aprovimin publik. Ne nuk kemi rritur një taksë. Ka ndryshuar diçka, tani paguajnë të gjithë. Madje mund të them se i mbledh taksat 102%”, tha Veliaj. /dritare.net