Veliaj: Do të dyfishohet sasia e ujit për furnizmin e Tiranës
E Mërkurë 1 Nëntor 2017, 11:11
Dritare.net
“Pas gjithë ristrukturimit që i bëmë ndërmarrjes së ujësjellësit, jemi në prag të firmosjes së kredisë me BERZH-in për të kryer dy investime kryesore. Së pari, një tubacion i cili sjell ujin nga Bovilla, në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, aty ku patëm edhe krizën me thatësirën këtë verë, për ta zgjidhur këtë problematikë; së dyti, një investim për rritjen e kapacitetit të filtrimit në Bovillë, që do të na mundësojë dyfishimin e ujit që filtrohet për të furnizuar qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.
Sipas tij, me këto dy ndërhyrje, i jepet zgjidhje përfundimisht situatës së emergjencës, çka i jep mundësi më pas Bashkisë së Tiranës të mendojë për zgjidhjen përfundimtare dhe sigurimin e furnizimit me uji 24 orë./L.P./Dritare.net