Veliaj: Do ta kthejmë bulevardin “Zogu I”, në një zonë vetëm për turizëm

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një takim me qytetarët e njësisë 9-të në kryeqytet kanë folur për buxhetin e 2019-s. Manastirliu dhe Veliaj u shprehen të entuziazmuar për arritjet e tyre dhe thanë se do të vazhdojnë me të njëjtat ritme edhe për vitin tjetër.  Në këto tre vjetët e fundit, njësia numër 9-të,  në Tiranë ka pësuar një ndryshim të madh, duke nisur nga sheshi “Skënderbej” dhe për të vazhduar më tej në Bulevardin e Ri. Vendimi i ri për zhvendosjen e linjës së trenit, te ish-stacioni i vjetër, është një lajm i mirë, jo vetëm për banorët e njësisë numër 9-të,  por edhe për të gjithë kryeqytetin. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se, një nga investimet më të rëndësishme në Tiranë, Bulevardi i Ri është drejt përfundimit. Veliaj tha se, këto ndryshime të mëdha nuk do të ishin bërë pa mbështetjen dhe besimin te Partia Socialiste. Po kështu kryebashkiaku kërkoi edhe mbështetjen e qytetarëve, për mandatin e ri.

“Investimet në njësinë 9-të  kanë nisur nga qendra e deri në periferi, aty ku Bregu i Lumit ka ndryshuar plotësisht pamjen e sot është një realitet krejt tjetër. Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara. Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite; jemi thuajse afër fundit, na ka ngelur vetëm sheshi fundor, ku jemi duke punuar aktualisht. Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike.”,- shpjegoi Veliaj.

Një lajm tjetër i mirë për qytetarët është edhe, projekti për transformonim e bulevardit ‘Zogi I”, i kthyer tërësisht për turistët.

 “Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri te sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopping-u, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri. Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave. Puna pritet që të fillojë edhe për rehabilitimin e një prej blloqeve më të njohur në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysendalliu”, “Asim Vokshi”. Kur të vijë koha e zgjedhjeve, duhet me e pyet opozitën: – Ore ku ishit ju? Kemi bërë shumë, imagjinoni sa shumë mund të bëjmë nëse PS do të ketë shumicën dërrmuese në Këshillin Bashkiak. Që punët të ecin pak më shpejt na duhet të na jepni votat për PS, siç keni bërë për kandidatin. Nëse doni një provë, shikoni rezultatet e zgjedhjeve: Këtë vit na duhet ta mendojmë thellë. Nuk na duhet një votë për kryetarin, kur nuk kemi votën për këshillin. Ndaj, nëse duhet ta bëjmë tamam këtë punë, duhet votë për kryetarin dhe votë për PS në Këshillin Bashkiak, si një e vetme.”,-tha Veliaj.

LEXO DHE :  Tërmeti shkund Shqipërinë, ja epiqendra!

Duke folur për vizitat mjekësore okuliste falas  dhe mjekët amerikanë, në disa qendra sociale në Tiranë, kryebashkiaku tha se, pavarësisht se ka ende punë për të bërë, shërbimi i mbështetjes sociale dhe ai shëndetësor janë transformuar tërësisht. Ndërkohë Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të minimizojnë përdorimin e makinave, të cilat shkaktojnë ndotje ajri në kryeqytet. Veliaj kërkoi nga qytetarët që të përdorin mjete alternative që ndotin më pak ajrin dhe shëndetin e njerëzve.

“Në qendrat tona sociale kemi nisur një shërbim të ri, kontrollin e syve dhe syzet falas për të moshuarit. Më vjen mirë që sot kemi 7 qendra sociale dhe do të vazhdojmë t’i shtojmë ato. Pashë disa qindra qytetarë të cilët, ose janë me ndihmë ekonomike ose pensionistë, që marrin shërbime falas me aparatura dighitale, për kontrollin e syve. Për këta qindra qytetarë, kryesisht në moshën e tretë, është një bekim i jashtëzakonshëm. Pjesa më e madhe e problematikës po na vjen nga makinat. Sipas OBSH-së, fëmijët janë më të predispozuar të thithin të gjitha grimcat që dalin nga marmita e makinës. Ndaj, i jam shumë mirënjohës Edi Ramës, Ogertës, qeverisë sonë, shumicës socialiste, që votoi për herë të parë ligjin që ndalon vjetërsirat që vijnë nga Europa, me mbi 10 vjet përdorim. Për të marrë një makinë jemi gati që t’i fusim fëmijëve helm në mushkëri, por kjo nuk shkon.’,- tha Veliaj. Veliaj nuk la pa përmendur edhe kulturën, ku sipas tij do të niset një projekt i ri, ai i kthimit në shtëpi-muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit.

“Shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë e kemi shpronësuar, pra e ka marrë bashkia për ta kthyer në një muze. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe me familjen e Dritëroit, për t’u siguruar që ajo pjesë e Njësisë 9 përfiton edhe nga një zonë muzeale. Ne duam që ta rikonstruktojmë atë pallat dhe ta kthejmë në një vend të aksesueshëm sepse besoj që edhe njësisë i ka hije që një ndërtesë ikonë, ndërtesa e famshme e Maks Velos për të cilën ai u fut edhe në burg, sot ritransformohet nga bashkia dhe kthehet në një zonë muzeale.”,– tha Veliaj./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.