Vdiq në rrethana të çuditshsme, apeli i biznesmenit para dy vjetësh: Shteti të më mbrojë jetën
Dritare.net
Dy vite më parë, biznesmeni ra pre e grabitjes me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015. Tre persona të armatosur i kishin zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës i morën një sasi prej 350 mijë lekë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer. Ai bënte atëherë apel për ndihmë, i frikësuar për jetën.
"Kam bërë shumë kallzime e deklarata të ndryshme. Çështja shkon, por mbyllet. Dyshoj se kush është por nuk besoj se mund ta arrestohen. Para një jave para lokalit tim u vodh po një biznesmen. Kam dyshime sepse jam biznesmeni i radhës dhe mund të jenë këta grabitësit të njëjtët. Jam shumë i sigurtë se këtij shteti i kam derdhur çdo lloj takes që ka vënë dhe nuk i kërkoj as më shuëm as më pak të më mbrojë jetën. Mendoj se grabitësit janë dy burra të rritur dhe një minoren.”, thoshe biznesmeni vlonjat për mediet.