Vdiq duke shpëtuar të fejuarën, kush është psikologu nga Shkodra

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare të Dajçit si punonjës social.

Ai njihej si një person tejet i edukuar, i sjellshëm dhe komunikues. 29-vjeçari Ervid Palaj u mbyt sot në detin e Velipojës, në afërsi të lagunës së Vilunit.

Ai shpëtoi të fejuarën nga mbytja por vetë nuk ia doli të shpëtonte duke humbur jetën në mënyrë tragjike.

LEXO DHE :  Princi Harry dhe Meghan s’do ta kenë kujdestarinë e fëmijëve të tyre

I riu nga Dajçi ka parë se e fejuara e tij po rrezikonte të mbytej dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shkuar për ta shpëtuar.

Teksa i jepte asaj ndihmë 29-vjeçari ka humbur jetën për veten e tij. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur që t’i jepet ndihma e parë sepse Ervid Palaj kishte humbur jetën në vetëm pak kohë./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.