Vdes njeriu më jetëgjatë në botë, Masazo Nonaka shuhet në moshën 113-vjeçare
E Diel 20 Janar 2019, 14:02
Dritare.net
113-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij, të cilët menjëherë kontaktuan mjekun.
Ata thonë se Nonaka dukej në gjendje të mirë shëndetësore kur shkoi për të fjetur, por zemra e tij ka pushuar në gjumë, informon dritare.net
Mbesa e tij, Yuko, thotë se famija Nonaka ka kaluar një jetë të lumtur, falë gjyshit të saj Masazo.
Ai lindi më 25 korrik 1905, dhe u rrit në një familje të madhe, që merrej me biznes. Masazo Nonaka u certifikua nga “Guinness World Records” në prill 2018 si “Njeriu më i vjetër në botë” që ka jetuar 112 vjet dhe 259 ditë./dritare.net