Vdekja e nënës shtatzënë, dy mjekët dhe infermierja çohen në Prokurori
E Shtunë 17 Shtator 2016, 11:11
Dritare.net
Nëna Aida Cajka, 35 vjeçe, ishte shtatzënë në muajin e 9-të dhe humbur jetën bashkë me foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” mëngjesin e 16 shtatorit, pas sorollatjeve të shumta nga njëri spital në tjetrin.
Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.