Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, ka reaguar pas vdekjes së Fatos Arapit.
Kadare e ka vlerësuar jetën e veprës së Arapit si një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka
“Pas ikjes së Dritëro Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit. Shkrimtar i rëndësishëm me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrire në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe.
Ismail Kadare
Tirane, 11.10.2018”!”-shkruan Kadare./ I.M-Dritare.net