Vazdojnë protestat anti-Trump, plagoset një person
E Shtunë 12 Nëntor 2016, 18:06
Dritare.net
Në disa shtete, grumbullimet e protestuesve kanë qenë paqësore, por në Portland ka patur edhe përplasje me policinë si dhe shkatërrime të disa biznesve dhe pronave private, shkruan Tema.
Por, pikërisht në Portland një protestues mbeti i plagosur pasi u qëllua nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas policisë, i plagosuri është shoqëruar menjëherë në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Protestat janë cilësuar si antiligjore dhe antikushtetuese nga shumë personalitete dhe politikanë në SHBA, pasi Donald Trump është tashmë një president i votuar nga populli.