Vangjel Dule në varrimin e Kacifës: Të zbardhet e vërteta e vrasjes

Kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule ka marrë pjesë këtë të enjte  në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifës, të vrarë rreth dy javë më parë në Bularat. Dule mbajti një deklaratë për gazetarët, ku foli në greqisht edhe në shqip. Dule u shpreh se momentet e varrimit janë të shenjta. Ai vazhdoi më tej duke thënë se, e vërteta e vrasjes së Kacifës duhet të çohet deri në fund.

 “Jemi sot në radhë të parë në këto momente që janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babin dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë.”,- tha Dule./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Meta dekreton Lleshajn si Ministër

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.