Vajzat e showbizit janë të bukura, por këmbët e tyre jo dhe aq

 

Zakonisht kur ne shohim performancën e të famshmëve, përmes fotove të tyre nëpër revista apo së fundmi edhe në profilet e  tyre zyrtare në rrjetet sociale, jemi të fokusuar pas bukurisë së fytyrës, trupit dhe shikojmë me vëmendje veshjet më të fundit që ato veshin.

Paraqitja dhe reklamimi i rrobave që të famshmit bëjnë janë të lidhura me modën. Prandaj dhe ne nuk arrijmë ndonjëherë të shohim defekt që të famshmit kanë. Në fund të fundit edhe ata njerëz janë.

Në shumicën e rasteve te vajzat vërehen më shumë defektet si shkak i rrobave që ato mbajnë veshur. Problemet me këmbët janë më të përhapurat, prandaj dhe dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa defekte të njerëzve të famshëm që konsiderohen si personat më të bukur. Por në fakt nuk qenka 100% e vërtetë sepse këmbët e tyre dëshmojnë të kundërtën.

Michelle-Yeoh

Të nisur nga bukuria e fytyrës normalisht dhe ajo e trupit njerëzit janë të bindur kur thonë se ky krijim i Zotit është pothuajse i përsosur, por në të vërtetë nuk ka asnjeri në botë të përsosur pa një të metë. Michelle është një aktore e famshme e cila e ka të pamundur që të fshehë të metat e saj.

Sarah Jessica Parker

 

 

Parker është një aktore, producente dhe dizajnere amerikane. Ylli duket mjaft e lumtur për jetën që bën, por ajo nuk u kushton rëndësi këmbëve të saj duke i lënë pas dore. 

Victoria Beckham

 Victoria Beckham, modelja angleze, stilistja dhe njëkohësisht edhe biznesmene është me të vërtetë një nga gratë më të bukura. Por si një person shumë i famshëm, si shkak i punës që ajo bën e ka të pamundur të fshehë të metat e saj. Edhe Beckham ka disa defekte me këmbët që e bëjnë të mos duket kaq e përsosur sa ç’është në fytyrë.

Taylor Swift 

 

Taylor Swift është këngëtarja dhe kompozitorja amerikane, një nga artistet më të suksesshme. Këngët e saj  të lidhura me jetën personale i ka bërë të gjithë njerëzit të gjejnë veten në çdo tingull që Taylor këndon. Por fatkeqësisht nuk qenka kaq e përsosur po t’ju hedhësh një sy këmbëve të saj.

LEXO DHE :  Kacifas/ Bushati: Kemi bërë hapa pas në bisedimet me Greqinë

Penelope Cruz

Penélope Cruz Sánchez modelja dhe aktorja spanjolle duket zhgënjyese me problemin e këmbëve që ka.

Paris Hilton 

Paris Hilton imazhi i televizionit amerikan, njëkohësisht biznesmene modele dhe këngëtare, me të gjitha këto të mira sociale dhe materiale që ajo ka duket se vetëm ky lloj defekti në këmbë mund t’i prish humorin Hilton dhe fansave të saj.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey është pronare e një medie amerikane, aktore dhe producente gjithashtu. Por Oprah ka vetëm një problem në jetën e saj, dhe ky është defekti te këmbët që ajo nuk e ka problem aspak ta shohin të tjerët këtë problem te trupi saj.

Elizabeth Hurley 

Elizabeth Hurley, aktorja dhe modelja e ëmbël angleze ka qenë për disa kohë e angazhuar me kompaninë Estée Lauder, me produkte kozmetike. Por në fakt asgjë nuk e ka ndihmuar  modelen të shpëtojë  nga defekti i këmbëve.

Katie Holmes

Kate Holmes aktorja amerikane, krahasuar me vajzat e tjera të famshme nuk i ka dalë shumë në pah problemi me këmbët por që as shumë të përsosura nuk i ka.

Kate Moss

Katherine Moss është një modele angleze dhe biznesmene. Të qenit e famshme në botë ka disavantazhe po njësoj sikur të mos jesh e famshme pasi  armiqtë më të ligë për të famshmit janë mediat të cilat nuk kursehen aspak për të mësuar më shumë rreth tyre. Defekti i këmbëve të Kate kanë qenë një temë e nxehtë për të cilën u fol gjatë para disa kohësh. 

Kim Kardashian

 Kim Kardashian është një showgirl që përflitet shumë rreth jetës që ajo bën dhe tregon përmes rrjeteve sociale.  Mund të mos ju ketë shkuar mendja për këtë defekt, por në realitet edhe Kim vuan nga ky problem i këmbëve.

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston,  aktorja amerikane, producente filmi dhe biznesmene, eshtë një ndër yjet më të njohur në mbarë botën. Por edhe pse me kaq shumë famë Aniston nuk ka mundur të fshehë këtë defekt në trupin e saj./A.C/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.