Vajza që filmoi policin tek dogana: Jeta ime është në rrezik
E Mërkurë 24 Gusht 2016, 10:10
Dritare.net
Ai akuzohet për "Shkelje të kodit të etikës" dhe për "Korrupsion pasiv", ndërsa ka nisur procedura për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, vajza që filmoi këtë skenë korrupsioni, ka dërguar mesazh pranë redaksisë Jetaoshqef.al, duke thënë se atë po e kërcënojnë.
"Përshëndetje Jeta Osh Qef! Pas publikimit të videos nga ana juaj, janë vënë në lëvizje strukturat e doganës për të gjetur se kush e kishte bërë videon. Njëra nga kamerat e sigurisë më kishte kapur mua. Çfarë të bëj, jeta ime është në rrezik", kanë qenë këto fjalët e saj.